PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
2012-04-27 11:28:32 cri komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua të enjten në kryeqytetin polak, Varshavë, me kryeministrat e vendeve të Europës Qendrore e Lindore përkatësisht me atë të Rumanisë, Çekisë, Malit të Zi, Kroacisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.

Në takimin me kryeministrin e Rumanisë Mihaj Razvan Ungureanu, kryeminsitri Wen u shpreh se qeveria kineze do të nxitë bisedimet me palën rumune mbi ndërtimin e infrastrukturës nga kompanitë dhe organizatat e mëdha financiare, duke nxitur bashkëpunimin dypalësh për arritjen e suksesit. Ai shtoi se Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Rumaninë në fushën e investimeve, të turizmit, arsimit, kulturës etj.

Nga ana e tij, Ungureanu u shpreh se qeveria rumune është tepër e angazhuar për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-rumune dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

Në takimin me kryeministrin e Çekisë Petr Necas, Wen u shpreh se bashkëpunimi miqësor ka qenë gjithnjë tema kryesore midis dy vendeve që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike për më shumë se 60 vjet. Kina shpreson se Çekia do të përmbushë premtimin e saj, për konsolidimin e besimit politik dypalësh.

Nga ana e tij Petr Necas shpreh se Çekia i përmbahet politikës së një Kine, respekton sovranitetit dhe tërësinë territoriale të Kinës. Ai shpreson se të dyja palët mund të zhvillojnë më shumë shkëmbime dhe bashkëpunime.

Ndërsa gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Igor Luksic, Wen u shpreh se qeveria kineze shpreson se ndërmarrjet e Kinës do të marrin pjesë në ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës në Malin e Zi, si dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për të forcuar bashkëpunimin në transportin detar.

Nga ana e tij Igor Luksic shprehu falenderime për mbështetjen e Kinës për zhvillimin ekonomik të vendit të tij dhe e mirëpret palën kineze të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fushën energjetike, në infrastukturë etj.

Në takimin me kryeministrin kroat Zoran Milanoviç, Wen Jiabao u shpreh se ky vit është 20-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pala kineze dëshiron të forcojë shkëmbimet në nivelin e lartë, përkrah kompanitë kineze të marrin pjesë në ndërtimin e rrugëve ndërkombëtare dhe rinovimin e porteve të Kroacisë, të zgjerojë investimet reciproke dhe bashkëpunimet në fushën e turizmit dhe atë të aviacionit civil.

Nga ana e tij, Zoran Milanoviç tha se pala kroate duke shfrytëzuar epërsitë e saja gjeografike, është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me palën kineze, duke zhvilluar bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe atë të transportit.

Në takimin me kryeministrin hungarez Viktor Orban, Wen tha se pala kineze ka besim në rigjallërimin ekonomik të Europës dhe të Hungarisë.

Orban tha se forcimi i bashkëpunimit me Kinën është i rëndësishëm për Hungarinë dhe Europën. Besohet se të dyja vendet kanë një të ardhme të mirë.

Në takimin me kryeministrin e Sllovakisë 
Robert Fico, Wen u shpreh se pala kineze dëshiron të forcojë shkëmbimet dhe konsultimet me palën sllovake, duke shpresuar se do ketë rritje në tregtinë dypalëshe.

Nga ana e tij, Robert Fico u shpreh se qeveria e re sllovake ndjek me bindje politikën miqësore me Kinën dhe është e gatshme të zgjerojë më tej bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, duke mirëpritur investimet kineze në industrinë e transportit ajror.(Zhan Dian/Albana)
 
 

LINK:

Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
Zhvillohet takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore e Lindore
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
Wen Jiabao, takim me homologun polak
Jiabao mbërrin në Varshavë
Kina: Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin
Rainfeldt: "Vizita e Wen Jiabaos do të thellojë marrëdhëniet dypalëshe"
Kina kërkon lehtësimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
Wen Jiabao në Suedi, vizita e parë në 28 vjet
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
Wen Jiabao: Kina e vendosur për "reformën dhe hapjen"
Islandë, Wen Jiabao viziton centralin gjeotermik
Wen Jiabao fillon vizitë në Islandë
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
Wen Jiabao nis vizitën në Europë
Wen Jiabao zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkel

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China