PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
2012-04-20 20:54:04 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao u largua të premten nga Pekini duke nisur vizitat e tij zyrtare në Islandë, Zvicër dhe Poloni, ku do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Panairit Industrial të Hanoverit, në Gjermani. Siç bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, vizita e kryeministrit Wen Jiabao në Europë dë të jetë e mbushur me aktivitete të shumta. Kina, Gjermania, Zvicra e vendet përkatëse do të nënshkuajnë marrëveshje për të thelluar bashkëpunimet konkrete në fusha të ndryshme.

Kjo vizitë tregon vullnetin e mirë për bashkëpunime mes palëve në fusha të ndryshme si atë të ekonomisë së gjelbër, të zhvillimit të vazhdueshëm, të investimeve reciproke etj. Specialistët përkatës, në një intervistë me gazetarë të Radios së Jashtme të Kinës u shprehën se, Kina ka dëshirën dhe besimin e fortë për zgjerimin e bashkëpunimit konkret me Europën, edhe pse kriza e borxheve vazhdon të jetë e pranishme në Europë, perspektiva e bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës mbetet ende e lartë.

Akademiku Feng Zhongping është i mendimit se Kina dhe Europa kanë themele të forta për të thelluar bashkëpunimin mes tyre.

"Kina është një treg i rëndësishëm, ndërsa Europa ka teknologjinë e përparur. Kjo është një lidhje e rëndësishme ku varësia reciproke dhe plotësimi i njëra-tjetrës janë të dukshme. Tani në marrëdhëniet kino-europiane ka edhe faktorë të dukshëm konkurrues, por ne kemi hapësirën e madhe për bashkëpunimin."

Vizita e kryeministrit Wen në Poloni tregon qëndrimin pozitiv të Kinës për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet europiane.

"Tregjet e vendeve të Europës Lindore e Qendrore janë tregjet europiane në zhvillim. Megjithëse kriza e tanishme e borxheve europiane ka shkaktuar ndikime negative për disa vende në këtë rajon, ne besojmë se kjo është e përkohshme. Vendet në Europën Lindore e Qendrore kanë epërsinë gjeografike, bazën e mirë industriale, kanë avantazhe në fushët e cilësisë dhe kostos së fuqisë punëtore, kanë kërkesa të mëdha për ndërtimin e infrasktukturës dhe kanë potencialin tregtar. Kina dhe vendet në këtë rajon ruajnë miqësinë tradicionale, ku ekziston dëshira e mirë dhe vullneti i fortë për forcimin e bashkëpunimit mes palëve", u shpreh zv.ministri kinez i Tregtisë Jiang Yaoping.

Sipas opinionit publik, vizita e kryeministrit Wen Jiabao në Europë do të shërbejë për shkëmbimin e pikëpamjeve me kryetarët e vendeve përkatëse mbi krizën e borxheve në Europë. Feng Zhongping mendon se, kjo vizitë tregon besimin e Kinës për Europën.

"Në situatën aktuale, disa palë në komunitetin ndërkombëtar shprehen pesimistë për përmirësimin e situatës në Europë duke arritur deri atje sa të besojnë se Europa do të shpërbëhet. Megjithëse ne kemi parë vështirësitë e Europës, ne besojmë se ajo do ta kalojë krizën dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në punët ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të forcojnë marrëdhëniet e partneritetit strategjik me Europën." (Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China