Kryeministri kinez Wen Jiabao, që po vazhdon vizitën në Islandë, të shtunën shkoi në centralin më të madh gjeotermik të këtij vendi, "Hellisheidi".
Kryeministri Wen tha se, si një ndër vendet në botë që ka burimet më të pasura gjeotermike, kjo energji mund të gjendet gjerësisht në Kinë, mirëpo shfrytëzimi i saj ndodhet ende në fazën fillestare. Prandaj mund të thuhet se në këtë drejtim ka mundësi të mëdha në tregun kinez. Në Islandë janë përgatitur shumë specialistë kinezë të gjeotermisë dhe Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin dypalësh me leverdi të ndërsjellë në shfrytëzimin, studimin dhe popullarizimin e teknologjive përkatëse. Pala kineze do të bëjë përpjekje të pashtershme së bashku me palën islandeze për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm global.
(Çan Yean/Artani)