Më 25 prill kryeministri i Kinës Wen Jiabao arriti me aeroplan të posaçëm në Varshavë, duke filluar vizitën e tij zyrtare në Poloni. Kjo është vizita e parë e një kryeministri kinez në këtë vend në 25 vjetët e fundit.
Numri një i qeverisë kineze mbajti një fjalim në aeroport, ku tha se Polonia është një vend i rëndësishëm i BE-së. Qeveria kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve me Poloninë dhe e konsideron atë si partnere të rëndësishme të bashkëpunimit Kinë-BE. Pala kineze dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën polake për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe mbi bazën e respektit reciprok dhe të barazisë. (Vera/Artani)