Lidhur me vizitën e homologut kinez Wen Jiabao në Suedi, kryeministri i këtij vendi Fredrik Rainfeldt tha në një intervistë se vitet e fundit, Suedia dhe Kina kanë ruajtur bashkëpunimin e ngushtë në fushën e krijimtarisë, studimeve tekniko-shkencore, të zhvillimit të qëndrueshëm si dhe marrëdhëniet e mira tregtare dhe kulturore.
"Vizita e kryeministrit Wen do të forcojë dhe nxisë më tej përparimin e këtyre marrëdhënieve në drejtime të ndryshme", thotë Rainfeldt. Sipas kreut të qeverisë suedeze, Kina është partnerja më e madhe tregtare e vendit të tij në Azi dhe deri tani afro 500 kompani suedeze kanë krijuar degët e tyre në Kinë.
Gjithashtu, pasi Suedia njihet për produktet dhe shërbimet e përparuara në teknikat e mbrojtjes së mjedisit, lëndët djegëse biologjike dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me palën kineze në këto fusha, shprehet Rainfeldt. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)