Wen Jiabao vuri në dukje se Bashkimi Europian si dhe komuniteti ndërkombëtar kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e krizës së borxheve në Europë, përpjekje këto që kanë qenë efektive. Faktet tregojnë se përpjekjet e vetë Bashkimit Evropian janë shumë të rëndësishme për zgjidhjen e krizës së borxheve të Europës. Kina ka gjithmonë besim ndaj stabilitetit ekonomik në Europë dhe beson tek Euro. Përsa kohë që BE-ja do të jetë e bashkuar dhe politika të jetë e përshtatshme, atëherë do të fitojë mbi krizën dhe do të shkojë në rrugën e rimëkëmbjes së vazhdueshme.
Nga ana e saj, kancelarja Merkel e njohu kryeministrin Jiabao me gjendjen ekonomike të Europës dhe përparimin më të ri për përballimin e krizës së borxheve (Du/Albana)