PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
2012-04-27 20:17:18 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao bëri thirrje në Poloni për thellimin e marrëdhënieve mes vendit të tij dhe shteteve të Europës Qendrore e Lindore. Gjatë fjalimit përpara 1000 pjesëmarrësve nga Kina, Polonia dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, Wen Jiabao tha se po synohet që marrëdhëniet tregtare të arrijnë në 100 miliardë dollarë deri ne 2015-tën.

Kryeministri tha se gjatë këtij viti, ekonomia botërore është përmirësuar disi, por rimëkëmbja është e dobët dhe ende ekzistojnë faktorë pasigurie. Ai shtoi se interes kryesor i palëve është përballimi sëbashku i sfidave. Wen Jiabao sugjeroi rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve.

"Kina kupton shqetësimet e vendeve të Europës Qendrore e Lindore për mosbarazinë tregtare me ta. Kina ka vullnetin për të rritur importet dhe lehtësojë pjesëmarrjen e kompanive të këtyre vendeve në panairet e biznesit. Një delegacion kinez për promovimin e tregtisë dhe investimeve do to vizitojë së shpejti Europën Qendrore dhe Lindore. Ne nxisim kompanitë kineze që të investojnë në rajon dhe shpresojmë për mbështetje nga vendet", tha Wen Jiabao.

Ai shtoi se po synohet që marrëdhëniet tregtare të arrijnë në 100 miliardë dollarë deri ne 2015-tën.

"Ka kërkesa të shumta për ndërtimin e infrastrukturës në Europën Qendrore dhe Lindore. Sipërmarrjet kineze kanë eksperiencë të gjatë dhe aftësi të përparuara në planifikim, projektim dhe ndërtim. Kemi oferta të mira për projektet, ndaj mendoj për zgjerimin e bashkëpunimit në këtë sektor", tha Wen Jiabao.

Kryeministri kinez gjithashtu njoftoi vendimin e qeverisë së tij për të ofruar kredi në vlerën 10 miliardë dollarësh, për mbështetjen e projekteve të infrastrukturës, teknologjinë e informacionit dhe ekonominë e gjelbër në Europën Qendrore e Lindore. Ndërkohë tha se do të krijohet një sekretariat për koordinimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të këtij rajoni.

Wen Jiabao me vizitën zyrtare në Poloni, përmbylli edhe turneun europian, në kuadër të të cilit ishte edhe në Islandë, Gjermani dhe Suedi. (Ardi Pulaj)

 

LINK:

Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
Zhvillohet takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore e Lindore
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
Wen Jiabao, takim me homologun polak
Jiabao mbërrin në Varshavë
Kina: Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin
Rainfeldt: "Vizita e Wen Jiabaos do të thellojë marrëdhëniet dypalëshe"
Kina kërkon lehtësimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
Wen Jiabao në Suedi, vizita e parë në 28 vjet
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
Wen Jiabao: Kina e vendosur për "reformën dhe hapjen"
Islandë, Wen Jiabao viziton centralin gjeotermik
Wen Jiabao fillon vizitë në Islandë
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
Wen Jiabao nis vizitën në Europë
Wen Jiabao zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkel

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China