PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao, takim me homologun polak
2012-04-26 10:53:17 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua më 25 prill në Varshavë me homologun e vet polak Donald Tusk. Të dy udhëheqësit arritën mendime unanime për thellimin e partneritetit strategjik mes Kinës e Polonisë dhe ranë dakord për formimin e sistemit të takimeve të rregullta, për të shtuar besimin e ndërsjellë politik dhe komunikimin strategjik.

Wen Jiabao tha në takim se pala kineze i kushton rëndësi të madhe potencialit të zhvillimit të Polonisë dhe ndikimit të saj në çështjet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai shtoi se Kina është e gatshme që të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, për të çuar përpara partneritetin strategjik me Poloninë.

Donald Tusku tha nga ana e tij se marrëdhëniet polako-kineze ndodhen në nivelin më të lartë në histori dhe se Polonia është e gatshme që të forcojë dialogun politik me palën kineze dhe të respektojë rolin drejtues të sistemit të takimeve të rregullta të dy kryeministrave. Krahas kësaj, numri një i qeverisë polake theksoi se vendi i tij është i gatshëm që të luajë rol pozitiv për shtimin e mirëkuptimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve kino-evropiane.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China