Dhe pikërisht si një dëshmuese të këtij zhvillimi të paparë me hapa viganë që ka arritur Kina gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit e sheh z. Molla edhe Ekspozitën Botërore të Shangait. Ai ka qenë edhe në ekspozita të tjera botërore e panaire ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme të botës, por thotë se EKSPO-ja e Shangait është e madhja, më modernia, më e bukura dhe më e rralla ndër to. Për këtë ekspozitë ai shprehet: "Është diçka madhështore, që flet për një punë shumë të madhe, për një pjesëmarrje shumë të madhe njerëzish, larmi ngjyrash, larmi ndërtimesh, larmi në gjithçka. Bashkimi i të gjitha kulturave të shteteve të ndryshme në një vend të krijon përshtypjen se e gjithë bota është aty. Me një fjalë, kthehesh në një anë, shikon Italinë, në anën tjetër SHBA-në, nga ana tjetër Greqinë, nga ana tjetër Rusinë, pra e gjithë bota ndodhet në Shangai, në këtë Ekspozitë". Dhe shton: "Kjo është si të thuash një mundësi për zhvillim, rritje të kulturës, të nivelit të jetesës dhe përparimit të njeriut".
Z. Eduart Molla shfaq keqardhjen që, për arsye pune, nuk ndodhej në Shangai ditën kur u organizua ceremonia e hapjes së pavijonit shqiptar, por ai i shpreh falënderimin Kinës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë për hapjen e këtij pavijoni, ndihmë të cilën ai e krahason me përkrahjen e dhënë dhe kushtet e krijuara nga qeveria kineze për të dhe biznesmenë të tjerë nga e gjithë bota për të zhvilluar e çuar përpara veprimtarinë e tyre. Prandaj ai ndien kënaqësi të madhe për këtë organizim të mrekullueshëm nga Kina të Ekspozitës së Shangait, sepse e sheh këtë si dëshmi të forcës e të rritjes së Kinës, këtij vendi "shumë të bukur, shumë të devotshëm dhe me një popull shumë të dashur, shumë të ëmbël e të sjellshëm", siç thotë ai, që i ka krijuar të gjitha mundësitë të punojë, të fitojë me ndershmëri dhe të jetojë i lumtur në të.
Njohja me Pavijonet
• Pavijoni i Maqedonisë në EXPO
• Pavijoni i Afganistanit në EXPO
• Pavijoni i Monakos në EXPO
• Pavijoni i Venecias në EXPO
LINKS:
Intervista e dhënë nga presidenti i Grupit Emolla, Eduard Molla
-Për ambientin e biznesit në Pekin dhe produkte të Grupit Emolla
-Për zgjerimin e biznesit në tregun kinez
-Përballimi i krizës financiare dhe thirrje për bashkëpunim me shqiptarë
Nga eksperienca ime në Shanghai: Erion Domi
Biznesmeni Eduart Molla për Kinën dhe Ekspozitën e Shangait
Dita e Pavijonit të Shqipërisë, e para në Expo
E gjithë bota në një qytet
Një udhëtim i paharrueshëm – EXPO 2010
"Rritu me ne" – Pavijoni i Shqipërisë në Ekspon e Shangait
"Ekspozita, marketingu më i mirë për Shqipërinë"
Ekspo ma bën jetën më të bukur