Tema kryesore e pavijonit të Maqedonisë është "Vazhdimi i qytetit". Duke folur për stilin e projektimit të pavijonit, ambasadori i Maqedonisë në Kinë Oliver Shambevski tha:
"Si koshere bletësh është mrekullia e ndërtesës në natyrë që përfaqëson qytetin e përsosur. Pavijoni i Maqedonisë, nëpërmjet këtij projektimi shfaq rolin e ndërtesave moderne në jetën tonë. Njëkohësisht kosheret e bletëve simbolizojnë mënyrën e jetesës të çdo familjeje maqedonase me ndërlidhjen e ngushtë. Prandaj kur vizitojnë pavijonin e Maqedonisë, vizitorët mund të njihen me kulturën e zakonet e këtij vendi."
I tërë muri i brendshëm i pavijonit të Maqedonisë është mbuluar plot me koshere blete në trajtën 6-këndëshe ku janë vendosur piktura shumëngjyrshme që shfaqin panorama të bukura, zakone e trashëgimi kulturore të këtij vendi të Evropës juglindore.
Gjatë 6 muajve, pavijoni i Maqedonisë shfaqi për vizitorët projekte të ekspozitës me tema të ndryshme si panorama natyrore, trashëgimi kulturore, turizmi në fshat, zhvillimi vendës, risi etj., dhe ndër të cilat, shijimi i verës maqedonase ishte aktiviteti më tërheqës.
Në luginën e lumit "Vardar" etj., të Maqedonisë, për shkak të diellit e të shiut të bollshëm si dhe të temperaturave të përshtatshme, prodhohet verë me shije të mirë e ngjyrë të bukur që shitet konsiderueshëm në tregun evropian ku konkurrenca është e ashpër. Vizitorëve u pëlqen shumë vera maqedonase, prandaj pavijoni i Maqedonisë vendosi të zgjasë këtë aktivitet deri në kohën e përfundimit të EXPO-s për të plotësuar dëshirat e më shumë vizitorëve. Zëdhënësja e pavijonit të Maqedonisë Kristina Taseva u shpreh:
"Sipas planit duhet ta kishim përfunduar projektin e shijimit të verës, por vizitorët kanë shprehur interesim të madh për këtë aktivitet, prandaj vendosëm ta zgjasim këtë aktivitet deri në 6 muaj."
Në fakt shumë vizitorë kinezë nuk e njohin shumë mirë Maqedoninë, por ata shfaqin interes të madh për këtë vend. Zonja Kristina Taseva tha:
"Shumë vizitorë na pyesin se ku ndodhet Maqedonia dhe pasi marrin përgjigje, ata fillojnë të shikojnë me interes filmin promovuese. Ky film shfaq panorama të bukura dhe pamje të qyteteve të Maqedonisë. Shumë vizitorë shpresojnë të marrin sa më shumë informacione lidhur me Maqedoninë, dhe unë jam shumë e gëzuar për këtë."
Në këtë film promovues mund të shohim panorama të bukura maqedonase si liqeni i Ohrit, liqeni Dojran, abacia Struga, abacia Sveti Naum etj. që janë ftesë për vizitorët e huaj. Kristina Taseva tha:
"Shpresoj se më shumë vizitorë do të vizitojnë pavijonin e Maqedonisë dhe gjatë vizitës në të, do të lindin ide për vizita në vendin tonë. Maqedonia është një vend shumë tërheqës dhe çdo vizitor atje do të thotë: 'Dua ta vizitoj edhe një herë.'" (Fani)