PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pavijoni i Afganistanit në EXPO
2010-09-08 17:07:26 cri komenti juaj Printoni

Pavijoni i Afganistanit gjendet në pavijonin e përbashkët aziatik në pjesën A të parkut të Ekspozitës Botërore të Shangait. Pas luftës shumëvjeçare, si do të shfaqet pamja e Afganistanit në EXPO? Sot le të vizitojmë bashkë pavijonin e Afganistanit për t'u njohur me këtë vend të lashtë dhe mistik.

Kjo është hera e parë e pjesëmarrjes së Afganistanit në Ekspozitën Botërore. Si një vend ku sapo ka përfunduar konflikti, duhet të themi se pjesëmarrja e Afganistanit në EXPO është një sukses i madh. Pamja e jashtme e pavijonit të Afganistanit i ngjan një xhamie të madhe. Në krahasim me pavijonet e vendeve të tjera, përmasat e pavijonit të Afganistanit nuk janë shumë të mëdha, por përmbajtja e ekspozitës në të është shumë e pasur. Drejtori i pavijonit të Afganistanit Haji Omer u shpreh:

"Ekspozita Botërore e Shangait u ka dhënë vendeve të ndryshme rastin e mirë për shkëmbimet me njëri-tjetrin dhe pjesëmarrja e Afganistanit në këtë ekspozitë është në favor të forcimit të shkëmbimeve kulturore e ekonomiko-tregtare midis vendit tonë e Kinës."

Tema kryesore e pavijonit të Afgansitanit është "Afganistani – zemra e Azisë, vendi i rasteve e i burimeve". Afganistani gjendet në mes të Azisë qendrore, të Azisë jugore e të Azisë perëndimore dhe ka një pozitë gjeografike shumë favorizuese. Për një kohë të gjatë, Afganistani jo vetëm ka luajtur një rol të veçantë për shkëmbimet kulturore midis Lindjes e Perëndimit, por ka ruajtur edhe zakonet e veta kulturore dhe burime të pasura natyrore.

Ministri i Industri-Tregtisë i Afganistanit Anvar-Ul-Hak Ahadi u shpreh se pjesëmarrja në EXPO të Shangait është një rast i madh për zhvillimin ekonomik, tregtar e shoqëror të Afganistanit pas luftës. Ai tha:

"Krahas shkëmbimeve kulturore, Ekspozita Botërore e Shangait ka forcuar edhe ndërlidhjen tregtare midis vendeve pjesëmarrëse. Shkëmbimet tregtare midis Afganistanit e Kinës kanë histori të gjatë dhe popujt e të dyja vendeve kanë marrë përfitime të mëdha nga to."

Pavijoni i Afganistanit ndahet në 3 zona duke përfshirë zonën e ekspozitës, zonën e pazarit dhe zonën e pushimit të vizitorëve. Në zonën e ekspozitës vendosen më se 400 objekte të çmuara afgane si vegla muzikore kombëtare, relikte, gurë të çmuar etj., që shfaqin historinë e lashtë dhe kulturën e shkëlqyeshme të Afganistanit.

Zona e pazarit në pavijonin e Afganistanit është pjesa më tërheqëse për vizitorët. Shumë vizitorë vijnë këtu për të blerë artizanate, tekstile, erëza etj., afgane. Artizanatet e veshjet me karakteristika afgane janë mallrat më tërheqëse për blerësit. Biznesmeni nga Afganistani Rahman Mushkavani u shpreh:

"Vij nga Herati i Afganistanit dhe merrem me shitjen e tekstileve, të qilimave, të frutave të thata etj. Jam shumë i gëzuar që marr pjesë në EXPO të Shangait, Shangai është një nga qytetet më të lulëzuara në botë. Biznesi jonë është shumë i mirë dhe produktet afgane mirëpriten shumë nga klientët, çdo ditë rreth 5000 njerëz vizitojnë dyqanin tonë. Nëse do më jepet mundësia, shpresoj të zhvilloj biznes në Kinë për një kohë të gjatë."

Vizitorëve u pëlqejnë shumë produktet afgane me karakteristika të veçanta. Zonjusha Wang nga Hangzhou u shpreh:

"Pavijoni i Afganistanit është më i gjallëruar se sa e imagjinoja unë. Në të kaluarën nuk u njoha shumë qartë me kulturën e këtij vendi dhe pas vizitës zbulova se kultura e Afganistanit është e larmishme. Më pëlqejnë shumë edhe mallrat afgane, janë shumë interesante. Kam blerë disa gjëra dhe do t'ua dhuroj miqve të mi." (Fani)(Albana)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China