PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Ekspozita, marketingu më i mirë për Shqipërinë"
2010-09-19 15:03:52 cri komenti juaj Printoni

Me Viola Pucin, përfaqësuesen e përgjithshme të Shqipërisë në EKSPO-n e Shangait

Znj. Viola Puci, drejtoreshë ekzekutive e shoqërisë "Albinvest", është përfaqësuesja e përgjithshme e Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait. Më 12 prill 2010 ajo dhe ambasadori i Kinës në Shqipëri Wang Junling zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi, ku i njohën mediat shqiptare me punët për këtë ekspozitë në Kinë, si dhe lidhur me përgatitjet e palës shqiptare për pjesëmarrjen për herë të parë në një ekspozitë botërore.

Në këtë konferencë znj. Puci tha se qeveria shqiptare i kushton vëmendje të madhe marrjes pjesë në këtë ekspozitë. Ajo paraqiti gjithashtu punët për përgatitjen e pavijonit të Shqipërisë, si dhe veprimtaritë e programuara për ditën e Shqipërisë në EKSPO-n e Shangait më 5 maj.

Gjatë ditëve në vijim zonja Viola ka qenë në krye të mbikëqyrjes së punëve për ndërtimin dhe mbarëvajtjen e pavijonit shqiptar. Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në një ngjarje të përmasave të tilla ajo shprehet:

"Është panairi më i madh në botë, mbahet një herë në 4 ose 5 vjet, dhe jo vetëm neve, po çdo vendi në botë i jep një mundësi shumë të mirë për të përfaqësuar veten, pra për t'u parë nga kombet e tjera. Kjo është, do të thosha, një marketing shumë i mirë viziv për Shqipërinë, po të kesh parasysh që në këtë panair do të vijnë jo vetëm një numër i madh vizitorësh nga Kina (për të cilët në shifra nga organizatorët flitet diku te 70 milion për një periudhë 6-mujore), por edhe njerëz nga e gjithë bota."

Më tej ajo vijon se Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë ngjarje për të shpërfaqur historinë dhe kulturën e pasur që ka, si edhe mundësitë e mëdha që ofron. "Tema e pavijonit shqiptar," bën të ditur ajo, "synon të tregojë që Shqipëria po rritet shpejt dhe është e gatshme të tërheqë investime nga bota e jashtme".

Duke e vlerësuar si nder të qenit pjesë e një veprimtarie kaq të madhe dhe duke e falënderuar Kinën për ndihmën financiare të ofruar për pavijonin shqiptar, gjë që i mundësoi Shqipërisë pjesëmarrjen e parë në një ekspozitë botërore, znj. Viola Puci shfaq bindjen se vendi i saj do t'i ofrojë botës më të mirën e vet dhe do të njihet edhe më mirë nga bota.

LINKS:

Nga eksperienca ime në Shanghai: Erion Domi
Biznesmeni Eduart Molla për Kinën dhe Ekspozitën e Shangait
Dita e Pavijonit të Shqipërisë, e para në Expo
E gjithë bota në një qytet
Një udhëtim i paharrueshëm – EXPO 2010
"Rritu me ne" – Pavijoni i Shqipërisë në Ekspon e Shangait
"Ekspozita, marketingu më i mirë për Shqipërinë"
Ekspo ma bën jetën më të bukur

 


Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China