PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një udhëtim i paharrueshëm – EXPO 2010
2010-09-19 15:07:53 cri komenti juaj Printoni

 

Udhëtimi për në Shangai

Treni i shpejtësisë së lartë mbërrin nga Pekini në Shangai në mëngjesin e ditës së diel. Në stacionin verior te Shangait, plot e përplot me udhëtare, gjëja më e zakonshme kjo në Kinë, na mori makina e RKJ-së për në hotelin në bulevardin "Pu Dong". Pasi zumë dhomat në hotel, së bashku me Besën, morëm rrugën për në parkun e madh të Ekspozitës, ku një nga hyrjet ishte fare pranë hotelit, me idenë për të vizituar fillimisht pavijonin e Shqipërisë.

Përshtypja e parë që të krijohet për Ekspozitën nuk është aspak larg nga ideja që gjithkush formon duke lexuar nëpër faqet e internetit dhe nëpër guida të ndryshme.

Pasi kalon kontrollet dhe skanerët e sigurisë, përpara të shfaqet Parku i Ekspozitës, një qytet në vetvete që pulson me jetën e tij sa të ngjashme aq edhe të veçantë, krahasuar me një qytet çfarëdo. Banor i këtij qyteti mund të jetë kushdo për një ditë.

Pamja e jashtme e ndërtesave të pavijoneve të vendeve të ndryshme jepej me ngjyra, forma dhe përmasa nga më të ndryshmet, shumica e të cilave me struktura të projektuara drejt së ardhmes. E gjithë hapësira e Parkut të Ekspozitës gëlonte nga vizitorë të shumtë të organizuar në grupe të vogla dhe të mëdha, të cilët endeshin kudo, në radhët për të hyrë në pavijonet e shteteve të caktuara, nëpër stacionet e autobusëve me energji elektrike, të vetmet mjete transporti në atë qytet, nëpër baret dhe restorantet e panumërt që gjendeshin pothuaj pranë çdo pavijoni, si dhe duke pushuar nëpër stolat e shumtë përreth lulishteve me lulet shumëngjyrëshe dhe me pemët plot gjelbërim.

Meqë kishim hyrë në zonën A të Parkut të Ekspozitës, na u desh të hipnim në një autobus për të udhëtuar disa stacione për në zonën C, ku ndodhej edhe pavijoni shqiptar në këtë ekspozitë të gjithbotshme. Ndonëse plot e përplot me vizitorë dhe ndonëse ishte një ditë me shi, kudo mbizotëronte rregull, si nëpër stacione ku pritej për të hipur në autobus ashtu edhe brenda autobusëve, si dhe në çdo mjedis tjetër, ku syri të kapte ngado njerëz të qeshur, me të vetmin shqetësim që të shkonin dhe të vizitonin sa më shumë të ishte e mundur, pasi për një ditë të vetme as që mund të mendohej se mund të vizitohej e gjithë Ekspozita Botërore e Shangait.

 



1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China