PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një udhëtim i paharrueshëm – EXPO 2010
2010-09-19 15:07:53 cri komenti juaj Printoni

Diku në zonën C të Ekspozitës, jo dhe aq lehtësisht për t'u dalluar menjëherë në atë mori aq të madhe vendesh nga të gjitha kontinentet, u duk edhe pavijoni shqiptar, me fasadën ku mbizotëronin ngjyrat kombëtare dhe ku shkruhej emri i vendit në gjuhën angleze.

Në historinë mbi njëshekullore të Ekspozitës Botërore, Shqipëria merrte pjesë për herë të parë, dhe fati e desh që kjo pjesëmarrje e parë të ishte në Lindjen e Largët, në Expo 2010 të Shangait. Vizitorët e shumtë edhe aty, prisnin të hynin dhe vizitonin tri pjesët e pavijonit. Në një mjedis elegant dhe të rregulluar me finesë, Shqipëria përfaqësohej me fragmente nga historia e saj mijëravjeçare, me peizazhet e saj të mrekullueshme turistike dhe me potencialet e zhvillimit të industrisë energjetike.

vizita në pavijonet e tjera

Një nga pikësynimet e udhëtimit tonë në Parkun e Ekspozitës, ishte gjithashtu vizita në pavijoni e fshatit kinez Tengtou. Meqë ishte paracaktuar që vizita në atë pavijon do të kryhej rreth orës gjashtë pasdite, së bashku me Besën, vendosëm të përfitonim nga një dritare kohore prej disa orësh, për të vizituar edhe pavijone të vendeve të tjera që përfaqësoheshin në këtë Ekspozitë.

Praktikat më të mira urbane.

Në Ekspozitën Botërore të Shangait, ndodhet gjithashtu një zonë ku jepen praktikat më të mira urbane të qyteteve të ndryshme të njohura të botës. Fillimisht të duket paksa çudi që ndërmjet qyteteve botërore që shfaqin këto praktika, ndodhet aty edhe një fshat kinez, Tengtou. Por, siç edhe do ta shohim, nuk është aspak ashtu.

Zona E e Ekspozitës Botërore të Shangait ndodhet në bregun tjetër të lumit Huang Pu dhe autobusi kalon nëpër një tunel poshtë shtratit të lumit. Ndërtesa e pavijonit të Tengtou-t në Ekspozitën Botërore të Shangait është në ngjyrë gri me një strukturë me linja të drejta dhe dritare me forma të jo të rregullta, e gjitha e menduar dhe stiluar me shije dhe elegancë.

Tek ngjit shkallët e ndërtesës për të hyrë në katin e sipërm, ku fillon edhe turi i vizitës në pavijon, nga llambat e varura nëpër shkallë dëgjohen cicërima zogjsh dhe tinguj kafshësh shtëpiake që përgatisin vizitorin për një atmosferë romantike të fshatit.

 


 


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China