PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E gjithë bota në një qytet
2010-09-19 15:07:59 cri komenti juaj Printoni

Mbresa nga Ekspozita Botërore e Shangait

Nga Artan Goga

Qyteti

 

Kur thua "Kinë", mbase ndër fjalët e para që bashkëshoqërohet me të është Shangai, kjo qendër e stërmadhe industriale, financiare, kulture etj, "fytyra" më ndërkombëtare e Kinës dhe pasqyra e zhvillimit marramendës të saj, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Shangai është një qytet që "shtyp" me madhështinë dhe modernitetin e vet, me rrokaqiejt dhe rrugët ku makinat rrjedhin si një lumë i rrëmbyeshëm, jo vetëm dikë nga Shqipëria e vogël si unë, por edhe të ardhurin nga vendet më të mëdha e më të zhvilluara. Sidomos natën, nëse hedh vështrimin nga ura magjepsëse mbi lumin që quhet si lumi-nënë i Shangait, Huangpu, sheh detin e dritave shumëngjyrëshe, edhe më të shumta se ato të ylberit, të cilat, të kapura përdore me njëra-tjetrën, duket sikur hedhin valle, duke të bërë të ndihesh si në një botë përrallash. Ky metropol i vjetër dhe i ri, bashkudhëtar i zhvillimit të Kinës moderne dhe dëshmitar i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e saj, por edhe i dinamizmit të zhvillimit të vendit gjatë viteve të reformës e të hapjes, duket tani edhe më i gjallë e më i gëzuar.

Është gjithmonë bukur të jesh në Shangai, por veçanërisht kjo është e vërtetë tani, kur çdo banor i tij bën sa mundet për mbarëvajtjen e Ekspozitës Botërore, për ta bërë atë një ngjarje të paharrueshme e për t'ia ngritur më shumë emrin qytetit. Gjiganti në deltën e Jancesë është i pastër, plot lule, gjelbërim dhe qeshje, krahëhapur për miqtë nga të katër këndet e globit. Gjithkush që ka në plan të vizitojë Shangain, këtë "Paris të Lindjes dhe Nju-Jork të Perëndimit" siç edhe quhet, nuk duhet ta humbasë rastin ta bëjë këtë pikërisht tani. Jo se nuk është në çdo kohë i mirëpritur në këtë qytet zemërgjerë. Por sepse tani në Shangai, veç gjërave interesante pasuri të vjetra e të reja të vetë qytetit, mund të gjesh të gjithë botën.

 


 


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China