PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E gjithë bota në një qytet
2010-09-19 15:07:59 cri komenti juaj Printoni

Ekspozita

Është hera e dytë që vij në Shangai, herën e parë si vizitor, por tashmë bashkë me dy koleget Vera e Besa i ngarkuar redaksia e shqipes e Radios së Jashtme të Kinës me detyrën për pasqyrimin e Ekspozitës Botërore 2010, veçanërisht të pavijonit të Shqipërisë. Ndihem me shumë fat që kam pasur mundësinë të jem në Kinë gjatë viteve kur këtu janë zhvilluar dy veprimtari madhështore: Lojërat Olimpike dhe Ekspozita Botërore. Hera e parë për mua që ndiqja këto dy veprimtari dhe hera e parë që Kina i organizonte ato, gjë që ma shtonte edhe më shumë kënaqësinë, e cila dukej sikur bashkohej me atë të 1.3 miliardë kinezëve që i pritën me aq entuziazëm këto ngjarje të shënuara në jetën e vendit e të kombit të tyre të lashtë mijëravjeçar, por të ri nga forca e gjallëria. Dhe është gjithashtu hera e parë për vendin tim, Shqipërinë, që merr pjesë në një ekspozitë botërore, pikërisht kur kjo ngjarje zhvillohet në një vend me të cilin e lidh një miqësi e vjetër, falë edhe dashamirësisë së këtij miku bujar.

 


 

 

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China