PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E gjithë bota në një qytet
2010-09-19 15:07:59 cri komenti juaj Printoni


     Dita e Pavionit Kombëtar të Shqipërisë

Që prej ekspozitës së parë botërore të zhvilluar në Pallatin e Kristaltë në parkun "Hajd" të Londrës ka kaluar më shumë se një shekull e gjysmë. Kjo ngjarje është rritur bashkë me zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit. Tema e sivjetshme është "Qytet më i mirë, jetë më e mirë", dhe duket se është gjetur kjo temë pikërisht sepse Shangai është mbase dëshmia më e fortë se si një qytet e ka bërë më të mirë jetën e banorëve të vet dhe më të pëlqyeshëm qëndrimin e mysafirëve në të, duke marrë edhe nofkën "Qytet i së ardhmes". Pas atij organizimi të paparë të Olimpiadës së Pekinit, pakkush dyshonte në atë që Kina do t'i ofrojë botës ekspozitën botërore më të madhërishme e më të shkëlqyer. 70 – 100 milionë veta pritet ta shohin EKSPO-n e Shangait, duke e bërë kështu më të vizituarën në histori, ndërkohë që edhe numri i vendeve e organizatave pjesëmarrëse shënon rekord. Premtimi për një ngjarje "të suksesshme, të shkëlqyer e të paharrueshme" patjetër që do të mbahet.

Zona e Ekspozitës Botërore të Shanghait 2010 shtrihet në të dy brigjet e Huangpusë, duke u ngjarë kështu dy krahëve që sikur duan ta përqafojnë këtë lumë të dashur për qytetin, që, siç e thamë, vlerësohet si "mëma" e Shangait. Në EKSPO mund të shkosh fort mirë me taksi, autobus a metro, rrjeti i së cilës mbulon të gjithë qytetin. Kur hyn në zonën e Ekspozitës e ndien se organizatorët kanë bërë të pamundurën që gjithçka t'i afrohet së përkryerës, veçmas kur bie fjala për shërbimet ndaj vizitorëve. Vullnetarët e vullnetaret i gjen kudo, të sjellshëm, punëtorë dhe të gatshëm për të të ndihmuar me informacion në gjuhën kineze dhe atë angleze. Gjithashtu mund të merrni edhe librin udhërrëfyes të EKSPO-s që përmban hartën e saj e që kështu mund t'ju orientojë gjatë vizitës suaj. Brenda ka autobusë që shkojnë kudo, ata janë ekologjikë, ashtu si shumçka në këtë ekspozitë. Ka shumë dyqane, bare, restorante (madje disa pavijone kanë restorante me ushqime karakteristike të vendit të tyre), si edhe çadra ku mund të pushoni e të mbroheni nga dielli i nxehtë i Shangait ose nga shiu që mund të fillojë papritur, ndërkohë që siguria brenda zonës së ekspozitës është maksimale dhe mund të vizitoni të qetë e të gëzuar gjithçka që dëshironi.

 


 

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China