PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesmeni Eduart Molla për Kinën dhe Ekspozitën e Shangait
2010-09-19 15:10:49 cri komenti juaj Printoni

Z. Eduart Molla është një biznesmen shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Kinë, si edhe një mik i Redaksisë së gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës. Kina është bërë tashmë atdheu i tij i dytë, saqë ai thotë buzagaz: "Sa herë që takoj kinezët dhe më pyesin nga jam, u them se jam një qytetar i Pekinit, jam kinez. Dhe ata qeshin, sepse fytyra ime dallohet që nuk është kineze, por meqë jetoj këtu, unë e quaj veten si kinez dhe qytetar i Pekinit."

Ai shpjegon më tej se ajo që e ngroh dhe që e bën të ndihet në Kinë si në vendin e vet, nuk është vetëm mirësia e kinezëve dhe mikpritja e tyre ndaj të huajve, por edhe fakti që kinezët kanë me shqiptarët ngjashmëri në virtyte e karakter, për shembull të qenit punëtor a bujaria ndaj mikut siç sapo përmendëm, si edhe një miqësi të vjetër. Z. Molla mendon se populli kinez është populli më punëtor në botë dhe prandaj ai ruan një respekt shumë të veçantë për të, sepse i respekton të gjithë ata që punojnë ditë e natë për të ndryshuar, për t'u zhvilluar e për të ecur përpara në çdo drejtim. "Kjo tregon që ky popull jeton në lumturi," thotë biznesmeni, dhe merr si shembull parkun në qendër të Pekinit pranë shtëpisë ku jeton vetë ai. "Çdo mëngjes," rrëfen ai, "ky park i bukur është plot me muzikë dhe me njerëz, që vallëzojnë, këndojnë, bëjnë gjimnastikë. Kjo tregon se populli kinez është një popull që jeton i lumtur; ai punon, jeton dhe gëzon".

 



1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China