Dita e Pavijonit të Shqipërisë që u zhvillua më 5 maj, ishte dhe dita e parë e një pavijoni kombëtar në EXPO dhe natyrisht që tërhoqi vëmendje të madhe. Në Qendrën e EXPO-s, së pari u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, dhe u ekzekutua himni kombëtar i Shqipërisë.
Shqipëria nisi në këtë edicion të Ekspozitës Botërore ceremonitë e pavioneve të vendeve të ndryshme nga e gjithë bota. Nëpërmjet pavijonit të Shqipërisë vizitorët kanë rast të njohin së afërmi historinë e kulturën e lashtë të vendit të shqiponjave, panoramën e bukur bregdetare mesdhetare, doket e traditat të veçanta, si dhe ndryshimet dita-ditës të Shqipërisë.
Emri i Shqipërisë ka lënë përshtypje të pashlyeshme në mendjet e një brezi të kinezëve. Miqësia kino-shqiptare duket si një gotë vere që bëhet gjithnjë e më e dashur gjatë viteve dhe duket gjithashtu si një këngë e vjetër, që vazhdon të këndohet nga popujt e të dy vendeve. Koncepti i miqësisë brez pas brezi dhe i zhvillimit të përbashkët midis Kinës dhe Shqipërisë kanë zënë rrënjë thellë në zemrat e të dy popujve dhe kanë marrë gjallëri të re me kalimin e kohës.