PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pavijoni i Monakos në EXPO
2010-08-18 13:12:06 cri komenti juaj Printoni

Të dashur lexues, mirë se vini në rubrikën "Turizmi në Kinë". Principata e Monakos është një vend i vogël me një sipërfaqe prej 2 kilometrash katrorë, është një qytet shkëmbi buzë Mesdheut ku ndodhet edhe pista e njohur e garave me makina të Formula 1. Sot do t'ju çojmë të vizitoni pavijonin e Monakos në Ekspozitën Botërore të Shangait për të ndier magjinë e jashtëzakonshme të këtij vendi mesdhetar.

Pavijoni i Monakos ndodhet në pjesën C të parkut të EXPO-s së Shangait dhe zë një sipërfaqe prej 2000 metrash katrore. E gjithë ndërtesa është 12 metra e lartë dhe është në ngjyrë blu. Sipërfaqja e pavijonit është e rrethuar me "shirita uji" ngjyrë blu që i ngjajnë dritës së diellit të pasqyruar mbi sipërfaqen e detit. Duke folur për projektimin e pavijonit të Monakos, përfaqësuesja e përgjithshme e pavijonit Catherine Fautrier u shpreh:

"Tema kryesore e EXPO-s së Shangait 'Qyteti më i mirë, jeta më e mirë' është në fakt edhe parimi i zhvillimit të Monakos. Duam t'u japim vizitorëve informacione që si të ruhet mjedisi i mirë gjatë proçesit të zhvillimit."

Tema kryesore e pavijonit të Monakos është "E sotmja dhe e ardhmja e Monakos, sfidat e një vendi qytetar në zhvillim". Vizitorët mund të shohin në këtë pavijon rrugë të kopjuara të vjetra të Monakos të shekullit të 19-të, ekspozitën e garës automobilistike F1, ekspozitën e historisë mbretërore të principatës së Monakos dhe ekspozitën e mbrojtjes së mjedisit ekologjik. Ndër to, ekspozita më tërheqëse është një film i shkurtër vizatimor që përshkruan historinë 15 mijë vjeçare të Monakos – "Monako, shkëmbi i përhershëm". Punonjësja e pavijonit Karine Sategna u shpreh:

"Shpresojmë t'u shfaqim shikuesve në këtë film historinë e Monakos. Filmi nuk ka dialog dhe me kuadro të thjeshtë, shikuesit e vendeve të ndryshme mund të njihen lirisht me historinë e këtij vendi."

Brenda 6 minutave, filmi me metrazh të shkurtër shfaq historinë e krijimit para erës sonë të kështjellës në Monako nga fenikasit, krijimin në shekullin e 14-të të principatës dhe krijimin zyrtar të monarkisë kushtetuese të Monakos. Filmi shfaq edhe pamjen e ardhshme të Monakos duke fituar admirimin e shikuesve. Zoti Wang tha:

"Më pëlqen ky film dhe në pavijonin e Monakos kam marrë shumë njohuri."

Pas largimit nga salla kinematografike, vizitorët do të hyjnë në pjesën e ekspozitës së rrugëve të vjetra të Monakos. Duke parë mure shtëpiash me ngjyra të forta dhe shkëmbinj ku rriten plot bimë të gjelbra, njerëzit ndjehen sikur jetojnë në Monakon e shekullit të 19-të. Në muret e pavijonit janë vendosur edhe disa ekrane që shfaqin kulturën e shumëllojshme qytetare të këtij vendi. Karine Sategna u shpreh:

"Në këtë vend të vogël, kudo ka ndërtesa me ngjyra të forta dhe ballkone të mbushura me lule. Njëkohësisht u shfaqim vizitorëve kulturën e shumëllojshme qytetare të Monakos si për shembull koncerte jashtë, teatër baleti etj."

Pas daljes nga rrugët e vjetra të Monakos, vizitorët do të habiten përsëri nga eksponati tërheqës, një makinë e kuqe "Ferrari" e garës së F1. Në të është shkruar emri Michael Schumacher dhe siç bëhet e ditur, kjo është pikërisht makina e "mbretit të F1" Schumacherit. Nëpërmjet filmit promovues të transmetuar në pavijon, vizitorët mund të njohin më hollësisht garën automobilistike F1 të Monakos.

Pas kësaj, vizitorët do të hyjnë në një sallë blu ku shfaqen masat e mbrojtjes së mjedisit dhe të sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm të Monakos.

Karine Sategna u shpreh se në vitin 2002, Shangai u përcaktua pikërisht në Monako qyteti organizues i Ekspozitës Botërore të vitit 2010, prandaj mund të thuhet se Monako është vendi i fillimit të EKPO-s së Shangait dhe në Shangai, më shumë njerëz do të njohin Monakon. (Fani)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China