Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu. Gjatë kësaj bisede, Obama tha se 6 vendet pjesëmarrëse në bisedimet për problemin bërthamor të Iranit (ShBA-ja, Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania) do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje "të qëndrueshme" dhe "të gjithanshme" brenda 6 muajve të ardhshëm. Ai shprehu gjithashtu shpresën që ShBA-ja e Izraeli do të zhvillojnë sa më parë konsultime lidhur me këtë çështje.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Obama i tha Netanyhu-it se ShBA-ja shpreson që të diskutojë me Izraelin lidhur me bisedimet e ardhshme për problemin iranian. Deklarata thekson se Uashingtoni do të mbajë premtimet ndaj Izraelit dhe mendon se Izraeli ka arsye për të dyshuar lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Pas katër ditë bisedimesh në Gjenevë, gjashtë vendet dhe Irani arritën marrëveshjen mbi masat e fazës së parë për zgjidhjen e problemin bërthamor të Iranit. Teherani pranon të pezullojë një pjesë të programit të vet bërthamor në këmbim të heqjes nga Perëndimi të një pjese të sanksioneve. Palët do të nisin bisedimet për të arritur një marrëveshje të gjithanshme brenda gjashtë muajve të ardhshëm. (Çang Çuo/Artani)
IRANI--Çështja e debatueshme bërthamore
LINK:
Obama shpreson në konsultime sa për parë me Izraelin për problemin iranian
Komuniteti ndërkombëtar mirëpret marrëveshjen për problemin bërthamor iranian
Gjenevë, ende nuk arrihet marrëveshja për Iranin
Putini: Çështja bërthamore e Iranit, në një pikë kthese
Obama, thirrje Kongresit për sanksionet ndaj Iranit
Nënshkruhet marrëveshja për planin e bashkëpunimit midis Iranit e AAN-së
Ruhani: Perspektiva e bisedimeve bërthamore, jo optimiste
Liderët izraelitë i kundërpërgjigjen Iranit bërthamor.
IAEA e kënaqur me bisedimet me Iranin
Vijojnë bisedimet IAEA-Iran
Përfundon dita e parë e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit