PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
IAEA e kënaqur me bisedimet me Iranin
2013-10-30 09:21:03 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) deklaroi të martën se falë propozimeve të Iranit, raundi i bisedimeve në Vjenë ishte produktiv dhe në të u diskutuan çështje të së shkuarës e të së tashmes.

Kjo u bë e ditur në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit dy ditor mes Agjencisë dhe Iranit.

Sipas deklaratës, propozimet e paraqitura nga Teherani sjellin një kontribut konstruktiv në forcimin e bashkëpunimit e dialogut me synim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Palët vendosën që raundi tjetër i bisedimeve të zhvillohet më 11 nëntor në Teheran.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore dhe Irani kanë zhvilluar deri më tani 12 takime që kur agjencia njoftoi se teste me bomba bërthamore po zhvilloheshin në pikën ushtarake Parchin në dimrin e 2011-ës.

Teherani e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se agjencia i është referuar informacioneve të falsifikuara të ofruara nga shërbimet inteligjente të vendeve perëndimore. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China