Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara dhe Irani vazhdojnë bisedimet të martën mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) bëri të ditur se shefi i agjencisë Yukiya Amano mund të bëjë një deklaratë publike pas bisedimeve të së martës.
Bisedimet dypalëshe nisën pasditen e së hënës pas takimit mes zv.ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe Amano-s.
IAEA-ja ka mbajtur 12 raunde takimi me Iranin që nga vitit 2011, por pa asnjë progres në kuadrin e inspektimit. (Albana)