PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nënshkruhet marrëveshja për planin e bashkëpunimit midis Iranit e AAN-së
2013-11-12 10:34:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Organizatës Atomike të Iranit Salehi dhe sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare(AAN)Yukiya Amano nënshkruan një marrëveshje për planin e bashkëpunimit në sektorin bërthamor. Me anë të marrëveshjes, punonjësit e AAN-së lejohen të kontrollojnë një pjesë të pajisjeve bërthamore. Ndërsa Irani, nga ana e tij, pranon që punonjësit e AAN-së të kontrollojnë reaktorin e ujit të rëndë dhe minierat në Arak Gachin në portin Abbas, por nuk cilësohet baza ushtarake Parchin.

Salehi tha se nënshkrimi i marrëveshjes dëshmon gatishmërinë e Iranit për qartësimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me pajisjet bërthamore të tij . Në të njejtën ditë Irani dhe Anglia rivendosën marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera prej 2 vitesh. Qeveritë angleze dhe iraniane kanë emëruar të ngarkuarit me punë në të dy vendet. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Kerry theksoi në Abu Dhabi se Irani nuk pranon reagimet e 6 vendeve për problemin bërthamor, ndaj ShBA-ja do të vazhdojë sanksionet kundër tij. Sipas sekretarit amerikan të shtetit, paijsjet bërthamore të Iranit përbëjnë një kërcënim ndaj rajonit, përfshirë dhe Izraelin.(Çang Çuo/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China