PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ruhani: Perspektiva e bisedimeve bërthamore, jo optimiste
2013-11-05 10:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian Hasan Ruhani është shprehur pesimist lidhur me perspektivën e bisedimeve midis Iranit dhe 6 vendeve (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë) për çështjen bërthamore iraniane, por nuk i ka mohuar mundësitë për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve "Fars", Rohani ka deklaruar të hënën se përmirësimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Perëndimit dhe situata e bisedimeve bërthamore nuk janë optimiste, por shtoi se "kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi shpresa për zgjidhjen e këtij problemi". Ai theksoi se lehtësimi i sanksioneve është një proces i vështirë e i ndërlikuar dhe shprehu shpresën se populli iranian, parlamenti dhe liderët do të vijojnë përkrahjen për këtë proces.

Të dielën udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u shpreh se, nëse bisedimet bërthamore do të arrijnë sukses, kjo do të ishte diçka pozitive, në të kundërt, Irani duhet të mbështetet te vetvetja. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China