Të dielën e kaluar në Gjenevë ministrat e Jashtëm të Iranit dhe të 6 vendeve të tjera pjesëmarrëse në bisedimet për çështjen bërthamore arritën një marrëveshje për masat e fazës së parë mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke hedhur një hap të rëndësishëm përpara.
Komuniteti ndërkombëtar e ka mirëpritur këtë marrëveshje. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun publikoi një deklaratë, ku shprehet përshëndetja për arritjen e marrëveshjes dhe nxiten palët përkatëse të përpiqen së bashku për ta zgjeruar konsensusin gjatë bisedimeve të ardhshme.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se kjo marrëveshje është në të mirë të ruajtjes së sistemit ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve bërthamore, të paqes e stabilitetit në Lindjen e Mesme, të nisjes së kontakteve normale mes Iranit e vendeve të tjera, si edhe të një jete më të mirë për popullin iranian. Kryediplomati kinez theksoi se marrëveshja përfshin interesat e të gjitha palëve dhe detyra e ardhshme është zbatimi konkret i saj.
Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh nga ana e tij se kjo është hera e parë që programi bërthamor iranian është kufizuar, çka do të pakësojë në mënyrë të dukshme aftësinë e Iranit për prodhimin e armëve bërthamore. Por Obama pohoi gjithashtu që bisedimet e ardhshme nuk do të jenë të thjeshta dhe do të përballhen me sfida të mëdha.
Edhe Rusia e BE-ja e kanë përshëndetur marrëveshjen, ndërsa Izraeli është shprehur i pakënaqur.(Jiang Lei/Artani)
IRANI--Çështja e debatueshme bërthamore
LINK:
Obama shpreson në konsultime sa për parë me Izraelin për problemin iranian
Komuniteti ndërkombëtar mirëpret marrëveshjen për problemin bërthamor iranian
Gjenevë, ende nuk arrihet marrëveshja për Iranin
Putini: Çështja bërthamore e Iranit, në një pikë kthese
Obama, thirrje Kongresit për sanksionet ndaj Iranit
Nënshkruhet marrëveshja për planin e bashkëpunimit midis Iranit e AAN-së
Ruhani: Perspektiva e bisedimeve bërthamore, jo optimiste
Liderët izraelitë i kundërpërgjigjen Iranit bërthamor.
IAEA e kënaqur me bisedimet me Iranin
Vijojnë bisedimet IAEA-Iran
Përfundon dita e parë e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit