Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje Kongresit të mos vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Iranit, për të krijuar kushtet e favorshme për bisedimet mbi programin bërthamor.
Obama tha në një konferëncë shtypi të enjten se nëse SHBA-ja dëshiron që të zgjidhë problemin bërthamor të Iranit, sanksionet nuk duhet të rëndohen.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se sanksionet kanë goditur rëndë ekonominë iraniane. Vitin e kaluar, ekonomia shënoi një ulje prej 5%, monedha u zhvlerësua dhe vendi u përball me vështirësi.
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry paralajmëroi se nëse Kongresi rëndon sanksionet e njëanshme, bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit do të dëmtohen. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)