Në ditën e dytë të bisedimeve rreth programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit, nuk është arritur ende një marrëveshje e pranueshme nga të gjithë pjesëmarrësit.
Të enjten, negociatat filluan të prekin çështje teknike, pas disa raunde bisedimesh shumëpalëshe dhe dypalëshe. Ndër to, dialogu midis përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë të BE-së Catherine Ashton dhe kryediplomatit iranian Mohamad Javad Zarif ka vazhduar gjatë gjitgë paradites.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit, Zarifi i tha shtypit paradite se "ka shpresë, por ekzistojnë mosmarrëveshje". Kurse, pas takimit në pasdite me zyrtarët iranianë, zëdhënësi i Ashtonit, Michael Man u shpreh se bisedimet janë "të vlefshme".
Baronesha Ashton u raportoi gjashtë vendeve pjesëmarrëse për rezultatin e bisedimeve me Zarifin, duke bashkërenduar njëkohësisht edhe qëndrimin ndërkombëtar. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)
LINK:
Obama shpreson në konsultime sa për parë me Izraelin për problemin iranian
Komuniteti ndërkombëtar mirëpret marrëveshjen për problemin bërthamor iranian
Gjenevë, ende nuk arrihet marrëveshja për Iranin
Putini: Çështja bërthamore e Iranit, në një pikë kthese
Obama, thirrje Kongresit për sanksionet ndaj Iranit
Nënshkruhet marrëveshja për planin e bashkëpunimit midis Iranit e AAN-së
Ruhani: Perspektiva e bisedimeve bërthamore, jo optimiste
Liderët izraelitë i kundërpërgjigjen Iranit bërthamor.
IAEA e kënaqur me bisedimet me Iranin
Vijojnë bisedimet IAEA-Iran
Përfundon dita e parë e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit