Izraeli është i gatshëm t'i përgjigjet Iranit bërthamor. Kjo është deklarata e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe e presidentit Shimon Peres, gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të 40 vjetorit të Luftës së Yom Kuppur.
Kreu i shtetit izraelit Peres u shpreh me një ton të ashpër se Irani dhe Izraeli nuk kanë qenë kurrë armiq. "Populli izraelit kurrë nuk do të bëhet viktimë e Iranit dhe nëse ky i fundit ushtron forcë kundër Izraelit, ne do të përgjigjemi pa hezitim", theksoi Peres.
Izraeli dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike, që pas Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979. (Eda Merepeza)