Zgjidhja e çështjes bërthamore të Iranit ndodhet përpara një pike kthese. Kështu u shpreh të hënën presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me homologun e vet iranian Hasan Ruhani.
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Yukiya Amano nënshkuan javën e kaluar në Teheran një dokument bashkëpunimi, sipas të cilit inspektorët e IAEA-së do të lejohet të kontrollojnë një pjesë të instalimeve bërthamore të Iranit. Salehi tha se nënshkrimi i këtij dokumenti tregon se Teherani dëshiron ta ndihmojë IAEA-në për të sqaruar dyshimet lidhur me instalimet bërthamore iraniane, për të shmangur kështu "pretekstet" që pengojnë përparimin e zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit.(Zhan Dian/Artani)