Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar lidhur me hapin e parë të marrëveshjes së arritur nga grupi 5+1 me Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Gjatë kësaj bisede telefonike, Obama dhe Netanyahu "ripohuan qëllimin e tyre për ta parandaluar Iranin nga përvetësimi i armëve bërthamore".
Po ashtu, Obama e siguroi Netanyahu-n se "grupi 5+1 do të punojë në muajt e ardhshëm për të gjetur një mënyrë të qëndrueshme e paqësore, që do të zgjidhë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me programin bërthamor iranian."
Pas negociatave intensive, grupi 5+1, ku bëjnë pjesë Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja plus Gjermaninë, arritën një marrëveshje me Iranin mbi programin e tij bërthamor mëngjesin e të dielës.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, në këtë marrëveshje Irani ka qenë i angazhuar për ndalimin e pasurimit mbi 5% dhe ta neutralizojë rezervën e uraniumit afro 20 për qind.
Obama e ka përshëndetur marrëveshjen "si një hap tejet të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të plotë" për programin bërthamor iranian si dhe një nga përparimet më të rëndësishme të arritura që pas zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. (Albana)
IRANI--Çështja e debatueshme bërthamore
LINK:
Obama shpreson në konsultime sa për parë me Izraelin për problemin iranian
Komuniteti ndërkombëtar mirëpret marrëveshjen për problemin bërthamor iranian
Gjenevë, ende nuk arrihet marrëveshja për Iranin
Putini: Çështja bërthamore e Iranit, në një pikë kthese
Obama, thirrje Kongresit për sanksionet ndaj Iranit
Nënshkruhet marrëveshja për planin e bashkëpunimit midis Iranit e AAN-së
Ruhani: Perspektiva e bisedimeve bërthamore, jo optimiste
Liderët izraelitë i kundërpërgjigjen Iranit bërthamor.
IAEA e kënaqur me bisedimet me Iranin
Vijojnë bisedimet IAEA-Iran
Përfundon dita e parë e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit