Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të mërkurën një deklaratë, me anë të së cilës mbështet të dëguarin e posaçëm Kofi Anan dhe gjashtë propozimet e paraqituara nga ai për zgjidhjen e çështjes siriane. Këshilli gjithashtu kërkon që palët në Siri të ndalin çdo lloj dhune nën vëzhgimin e OKB-së, në mënyrë që të sigurohet hyrja e ndihmave humanitare.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Kimoon mirëpriti deklaratën nëpërmjet zëdhënësit të tij, duke i bëri thirrje qeverisë siriane dhe opozitës të bashkëpunojnë me sinqeritet me Ananin për të zgjidhur krizën siriane në mënyrë paqësore.
Ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Kliton nxiti të gjithë sirianët që të zbatojnë menjëherë propozimet e Kofi Ananit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Qin Gang vlerësoi se Këshilli i Sigurimit hodhi një hap përpara drejt zgjedhjes së çështjes siriane.
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin tha se është një lajm i gëzuar që Këshilli i Sigurimit po mban përfundimisht një qëndrim "praktik" mbi krizën siriane dhe shpreson që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për zgjidhjen politike të krizës. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)
LINK:
Mirëpritet deklarata e KS-së të OKB për Sirinë
Kina mbështet deklaratën e KS të OKB-së për Sirinë
Siri, media e Omanit vlerëson përpjekjet Kinës dhe Rusisë
Rusia përkrah armëpushim dyorësh në Siri
Ekipi i OKB-së viziton Sirinë
Ban Ki-moon kritikon shpërthimet në Siri
Anan informon KS të OKB-së për vizitën në Siri
Italia largon personelin e ambasadës nga Siria
Kina, thirrje Sirisë për bashkëpunim me OKB-në
Ban Ki-mun i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për Sirinë
Anan do të informojë Këshillin e Sigurimit për vizitën në Siri
Kina, asnjanëse mbi çështjen e Sirisë