Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Jakob Kellenberger dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilluan në Moskë bisedime për rreth 90 minuta të hënën.
Gjatë takimit, Kellenberger kërkoi që Rusia ta bindë qeverinë siriane të japë më shumë kushte të favorshme për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në zonat e prekura rëndë nga konflikti i armatosur. (Fani/Leftion Peristeri)