Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, në një deklaratë të enjten u kërkoi qeverisë dhe forcave opozitare siriane që të bashkërendojnë përpjekjet e ndërmjetësimit nga Kofi Anan.
Ai i bëri gjithashtu thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë mbështetjen e duhur për t'i dhënë fund krizës në Siri.
Në deklaratë thuhet se Ban Ki-mun do të qëndrojë në krahun e popullit sirian për të mbështetur lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e këtij populli.
Ai kërkoi edhe njëherë për ndalim të akteve të dhunës dhe për zgjidhjen e krizës me mjete paqësore.
Ndërsa, shefja e çështjeve humanitare në OKB, Valeri Amos, deklaroi se OKB-ja dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik do të dërgojnë një ekip për të vlerësuar mbi situatën në Homs e në qytete të tjera.
Amos i bëri përsëri thirrje qeverisë siriane të mos pengojë hyrjen e organizatave humanitare në Siri. (Çang Çuo/Albana)