Kina nuk ka interesat e veta në çështjen e Sirisë dhe nuk do të mbajë anën e asnjë pale, duke përfshirë edhe qeverinë siriane. Këtë e shprehu kryeministri kinez Wen Jiabao më 14 mars në Pekin.
Në një konferencë për shtypin me rastin e sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri Wen deklaroi se qëndrimi i qeverisë kineze mbi çështjen e Sirisë mund të përmblidhet në katër pika kryesore. Së pari, duhet të garantohet siguria e jetës së banorëve të thjeshtë dhe palët e ndryshme në Siri duhet të ndalojnë menjëherë vrasjen e banorëve të pafajshëm. Së dyti, Kina respekton kërkesat e arsyeshme të popullit sirian për reformë dhe të drejtat e veta. Së treti, Kina mbështet ndërmjetësimin politik të të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe të Lidhjes Arabe. Së katërti, Kina shpreh ngushëllim të thellë për katastrofën e tanishme humanitare në Siri dhe do të vazhdojë ndihmën përkatëse.
Wen Jiabao u shpreh se Kina po përpiqet me mënyrën e vet për të nxitur nisjen e dialogut politik mes palëve të ndryshme në Siri.(Jiang Lei/Artani)