Gazeta Al-Watan e Omanit ka vlerësuar propozimet e Kinës dhe Rusisë për zgjidhjen e konfliktit sirian.
Shkrimi thotë se propozimet e Kinës dhe Rusisë synojnë daljen e vendit nga vështirësia duke ndalur dhunën dhe eliminuar dëmtimin e mëtejshëm të pronës.
Për të shmangur krizën humanitare dhe një ndërhyrje të mundshme ushtarake nga jashtë, mbi të gjitha duke shmangur ndërlikimin e gjendjes, Kina dhe Rusia shpalosën planin e tyre ideal për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dialog, thekson komenti.
Pasi dy vendet ndërmorën një aksion pozitiv, ato që mbështesin opozitën siriane dhe dënuan të drejtën e këtyre vendeve për të përdorur veton, nuk kanë asnjë justifikim, përfundon komenti. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)