Sekretari i përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon kritikoi ashpër sulmet me bombë në kryeqytetin e Sirisë Damask.
Në deklaratën e tij Ban Ki-moon u bëri thirrje palëve të ndalojnë menjëherë dhunën ndërsa shprehu keqardhje dhe ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe popullin sirian.
Paraditen e së shtunës dy sulme të fuqishme tronditën qendrën e Damaskut duke shkaktuar 27 të vdekur dhe 140 të plagosur. Një tjetër sulm me bombë ndodhi në kampin e refugjatëve Yarmouk afër Damaskut. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)