I dërguari i posaçëm Kofi Anan, nëpërmjet një videokonference të premten, informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vizitën dhe bisedimet e fundit në Siri.
Anan deklaroi për mediat pas mbledhjes se disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vlerësojnë se ndërmjetësimi është e vetjma rrugë për zgjidhjen e krizës në Siri. Ai theksoi se në KS të OKB-së ka dallime dhe se palët po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit.
Pas raportit të Ananit, përfaqesuesi i përhershëm kinez në OKB-në Li Dongbao, tha se Pekini përkrah ndërmjetësimin e ish-shefit të OKB-së dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që gjithashtu t'a mbështesë atë. Li shpreson në krijimin e kushteve për nisjen sa më parë të dialogut politik dhe ndaljen e menjëhershme të dhunës.
Ndërkohë, zv/ministri i jashtëm rus, Mihail Bogdanov tha të premten se Rusia nuk do të lejojë forcat e huaja të ndërhyjnë në krizën e Sirisë. Sipas tij, pala ruse do t'i përmbahet këtij qëndrimi edhe në Këshillin e Sigurmit të OKB-së.(Zhan Dian/ Ardi Pulaj)