PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Italia largon personelin e ambasadës nga Siria
2012-03-16 20:48:34 cri komenti juaj Printoni

Italia ka tërhequr të gjithë stafin e ambasadës së vet në kryeqytetin sirian Damask. Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm italian Xhulio Terci shprehet:

"E morëm këtë vendim bashkë me partnerët e tjerë kryesorë europianë për të rritur trysninë politike ndaj regjimit të Asadit e për t'i dhënë të kuptojë qartë se duam ndalimin e menjëhershëm të dhunës në vend dhe fillimin e procesit që mund të çojë në një zgjidhje politike të krizës. "

Këtij veprimi të Italisë iu bë jehonë nga Arabia Saudite, e cila, së bashku me pjesën tjetër të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, vendosi të tërheqë përfaqësuesit e vet politikë nga Siria. Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit po u bën gjithashtu thirrje të gjitha vendeve të tij anëtare të dëbojnë ambasadorët sirianë.

Ndërkohë, Kofi Anani, i dërguari për Sirinë i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, do ta informojë sot (16 janar) Këshillin e Sigurimit në lidhje me gjendjen e tanishme në Siri. Kjo ndodh pas takimit në fundjavë mes z. Anan dhe presidentit sirian Bashar al-Asad. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China