Ekipi i punës i Kombeve të Bashkuara dhe zv/ministri i jashtëm i Sirisë, Faisal Meqdad do të diskutojnë për sugjerimet e paraqitura nga Kofi Anan për zgjidhjen e krizës së Sirisë.
Në mesin e muajit mars, një funksionar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë i dërgoi një letër OKB-së në të cilin shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me Ananin për mbrojtjen e shtetasve sirianë dhe për gjetjen e zgjidhjes politike të krizës nëpërmjet dialogut. (Vera/ Ardi Pulaj)