Një konferencë e rëndësishme është duke u mbajtur aktualisht në Tunizi në kërkim të një rrugëzgjidhjeje për t'i dhënë fund trazirave në Siri.
Ministrat e Jashtëm nga SHBA-ja, Europa dhe vendet arabe janë të pranishëm në konferencën "Miqtë e Sirisë".
Megjithatë, Kina dhe Rusia refuzuan ftesën për pjesëmarrje.
Ministria e Jashtme e Kinës bëri të ditur se Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës siriane.
Ndërkohë, dy grupet më të mëdha opozitare të Sirisë, Komiteti Kombëtar dhe Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit, kanë rënë dakord për të dërguar përfaqësues për bisedimet.
Hasan Abdel Azim është kryesuesi i Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit
"Është e pamundur që kriza të zgjidhet me anë të një ndërhyrje të huaj ushtarake, për shkak se çështja siriane është e lidhur ngushtë me rajonin e Lindjes së Mesme. Çdo lloj 'lufte' në Siri, do të ndizte luftën në të gjithë rajonin."
Thuhet se konferenca synon të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm dhe vlerësim humanitar.
Ndërkohë përvijohet kërcënim për saksione të mëtejshme, në rast se këto direktiva shpërfillen.
Më herët, Kombet e Bashkuara dhe Lidhja Arabe emëruan Kofi Ananin si të dërguarin e posaçëm për krizën siriane.
Konferenca ka vijuar dy ditë pas vdekjes së dy gazetarëve, reporteres amerikane Marie Kolvin dhe fotografit francez Remi Ochlik të cilët humbën jetën gjatë sulmeve në qytetin e Homsit.
Ndërsa, Kryqi i Kuq ka kërkuar për një armëpushim, dy orë në ditë për evakuuimin e të plagosurëve dhe për dhënien e ndihmave.
Kombet e Bashkuara thonë se numri i viktimave në Siri ka arritur në rreth 6 mijë dhe autoritetet siriane bëjnë të ditur se rreth 2 mijë prej këtyre viktimave janë të forcave të sigurisë. (Albana)
LINK:
Konferencë ndërkombëtare për Sirinë, Kofi Anan emërohet i dërguar i posaçëm
Kina përshëndet Kofi Annan-in si të dërguarin e posaçëm për Sirinë
Siri, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për paqe dhe për ndihmë humanitare
Siria njofton për "sulme të forcave të armatosura terroriste"
Rusia dhe Libani nuk do të marrin pjesë në konferencën "Miqtë e Sirisë"
Siri, viktima nga përleshja midis ushtrisë dhe "forcave të armatosura"
Kina: Komuniteti ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e Sirisë
Perëndimi po përhap "ndërhyrjen e re"
"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima