Sipas Agjencisë zyrtare të Lajmeve të Sirisë, të martën, ushtria siriane ka vazhduar ndjekjen ndaj "forcave të armatosura" dhe si pasojë janë arrestuar shumë persona. Sipas burimeve nga opozita siriane, po atë ditë shpërtheu një konflikt midis ushtrisë siriane dhe "forcave të armatosura", duke shkaktuar plagosjen e 106 personave.
Në Gjenevë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u bëri thirrje palëve në konflikt të ndalojnë dhunën dy orë në ditë brenda territorit të Sirisë. Ndërkohë, stafi i Kryqit të Kuq do të angazhohet për të ndihmuar banorët e thjeshtë që kanë mbetur të bllokuar me ushqime, ujë të pijshëm me ndihmë mjekësore etj.
Ambasadori rus në Liban, Aleksandër Zasypkin tha në Bejrut se Rusia propozon që Sekretari i Përgjithëm i OKB-së, me autorizim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të dërgojë një emisar në Siri për të koordinuar me autoritetin sirian mbi çështjet e ndihmës humanitare.
Siç mësohet, ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe të Libanit deklaruan përkatësisht se nuk do të marrin pjesë në konferencën "Miqtë e Sirisë" që do të zhvillohet në Tunizi më 24 shkurt. Rusia u shpreh se tani kjo konferencë të jep përshtypjen si një takim i disa përkrahësve të opozitës siriane. Libani u shpreh se do të vazhdojë politikën e mospërfshirjes në krizën e Sirisë.
Më 21 shkurt, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha se pala kineze ka marrë ftesën për këtë konferencë. Pala kineze duhet të bëjë studim të mëtejshëm mbi rolin dhe mekanizmin e kësaj konference.
Tani SHBA-ja,Turqia, disa vende arabe, BE-ja etj, do të marrin pjesë në konferencën e "Miqtë e Sirisë".(U Sen/Albana)
LINK:
Rusia dhe Libia nuk do të marrin pjesë në konferencën "Miqtë e Sirisë"
Siri, viktima nga përleshja midis ushtrisë dhe "forcave të armatosura"
Kina: Komuniteti ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e Sirisë
Perëndimi po përhap "ndërhyrjen e re"
"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima
Rusia: Zgjidhja për çështjen e Sirisë të bëhet me aprovimin e palëve
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
U vranë të paktën 12 njerëz gjatë sulmeve në Siri
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri