PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
2012-02-18 20:11:42 cri komenti juaj Printoni

Kina i ka bërë thirrje qeverisë siriane dhe fraksioneve të ndryshme politike në vend për t'i dhënë fund të gjitha veprimeve të dhunës ndaj civilëve, bëri të ditur zv.ministri i Jashtëm kinez Zhai Jun gjatë një konference shtypi të shtunën pas takimit me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Zhai, si një i dërguar i posaçëm i qeverisë kineze, u shpreh se Kina ka ndjekur nga afër zhvillimet e gjendjes në Siri, dhe është e shqetësuar me përshkallëzimin e krizës në vend.

"Kina i bëri thirrje Sirisë për rivendosjen e stabilitetit dhe rendit normal shoqëror, që është në përputhje me interesat thelbësore të popullit sirian", tha Zhai Jun.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez mbërriti në kryeqytetin sirian, Damask, ditën e premte për një vizitë dyditore.

Pas mbërritjes së tij Zhai u shpreh për gazetarët që e prisnin në aeroport se do të zhvillojë takime me udhëheqësit sirianë dhe të fraksioneve të ndryshme politike gjatë vizitës së tij në Damask, ku do të bëjë përpjekje të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje të duhur për çështjen e Sirisë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China