PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
2012-02-17 21:11:33 cri komenti juaj Printoni

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri. Rezoluta i bën thirrje po ashtu presidentit sirian Bashar al-Asad të dorëzojë pushtetin.

Në fillim të këtij muaji Kina dhe Rusia vunë veton mbi një projektrezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nxiste ndryshimin e regjimit në Siri.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rreth 7 000 civilë janë vrarë në Siri që nga fillimi i trazirave. Megjithatë, ky numër është i vështirë për t'u verifikuar në mënyrë të pavarur, për shkak të kufizimeve ndaj mediave të huaja në vend.

Para se të ndalnin përditësimin e shifrave, Kombet e Bashkuara e vlerësonin numrin e të vrarëve në Siri në mbi 5 500. Ndërsa qeveria siriane thotë se nga dhuna kanë humbur jetën rreth 2 000 forca të saj të sigurimit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China