Qëndrimi i Kinës për çështjen e Sirisë është konsekuent dhe i qartë. Pala kinezë dëshiron të mbajë kontakte me qeverinë dhe fraksionet e ndryshme politike siriane si dhe me vendet dhe Lidhjen Arabe. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.
"Kina dëshiron që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të luajnë rol konstruktiv për zgjidhjen e duhur për Sirinë", tha Hong Lei.
Mësohet se kohët e fundit, Lidhja Arabe ka deklaruar se qeveria kineze ka ndryshuar qëndrim mbi çështjen e Sirisë. Hong Lei saktësoi se pala kineze nxit qeverinë dhe palët përkatëse siriane të ndërpresin të gjitha aktet e dhunës dhe të nisin dialogun gjithëpërfshirës politik pa asnjë parakusht.
Hong Lei theksoi gjithashtu se Kina është e mendimit se komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Sirisë. Pala kineze shpreson që çështja e Sirisë do të zgjidhet nëpërmjet dialogut politik në kuadrin e Lidhjes Arabe. (Du/Albana)
LINK:
Siri, viktima nga përleshja midis ushtrisë dhe "forcave të armatosura"
Kina: Komuniteti ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e Sirisë
Perëndimi po përhap "ndërhyrjen e re"
"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima
Rusia: Zgjidhja për çështjen e Sirisë të bëhet me aprovimin e palëve
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
U vranë të paktën 12 njerëz gjatë sulmeve në Siri
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri