Kina thotë se situata në Siri po shkon drejt skenarit libian. Pasi u kundërshtua me veto projektrezoluta për Sirinë nga Kina dhe Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vendet perëndimore ndoqën një rrugë tjetër duke nxitur votimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi i tyre është presioni politik ndaj qeverisë siriane dhe ndryshimi i pushtetit. Bota perëndimore po vepron njëlloj si me Libinë duke përdorur një "ndërhyrje të re", që natyrisht mori kundërshtim e Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera.
Studiuesi i çështjeve ndërkombëtare Li Guofu.
"Duhet të shpjegoj ndërhyrjen e vendeve perëndimore me pretekstin e krizës humanitare, të autorizuar nga OKB-ja për të mbështetur forcat kundër qeveritare në ndonjë vend, me synim likuidimin e pushtit të vjetër dhe krijimin e një pushtetin e ri pro perëndimor. Bota perëndimore e konsideron modelin e Libisë si shumë të suksesshëm. Ne po shikojmë se ata po përdorin 'ndërhyrjen e re edhe për rastin e Sirisë."
Kjo ndërhyrje ka natyrë hegjemoniste, me synim eksportimin e vlerave europiane dhe amerikane, për të mbrojtur interesat e tyre strategjike dhe ndërtimin e një rendi të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në favor të Perëndimit.
Hua Liming, është ish-ambasadori i Kinës në Iran.
"Karta e OKB-së shërben për ruajtjen e paqes në botë. Ajo nuk e autorizon Këshillin e Sigurimit me të drejtën e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Por fatkeqësisht që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, luftëra të madhe kanë nisur me emër të OKB-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan ushtri në Korenë e Veriut me flamurin e OKB-së. Pasi mbaroi Lufta e Ftohtë, SHBA-ja e vendosi fokusin e saj në vendet e ashtuquajtura 'boshti i së keqes', duke synuar ndërrimin e pushtetit në emër të humanizimit."
Ndërhyrja e vendeve perëndimore me Shtetet e Bashkuara në krye do të dëmtojë jo vetëm një vend e popullin e tij, por edhe vetë vendet autore, përfundimisht do të shkatërrojë paqen dhe zhvillimin e botës.
Që nga viti 2011, lëkundjet shoqërore në vendet arabe kanë kaluar përmes një procesi të dhimbshëm tranzicioni të përjetuar nga popujt e këtyre vendeve. Por secili prej tyre ka një situatë të ndryshme, ndaj edhe duhet gjetur rruga e përshtatshme pa ndërhyrjen e forcave të jashtme. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)
LINK:
Siri, viktima nga përleshja midis ushtrisë dhe "forcave të armatosura"
Kina: Komuniteti ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e Sirisë
Perëndimi po përhap "ndërhyrjen e re"
"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima
Rusia: Zgjidhja për çështjen e Sirisë të bëhet me aprovimin e palëve
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
U vranë të paktën 12 njerëz gjatë sulmeve në Siri
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri