Rusia është e gatshme, nëpërmjet OKB-së, për të kërkuar një rrugëzgjidhje për krizën në Siri, të pranuar nga palët e ndryshme dhe gjatë këtij procesi duhet të merren parasysh interesat e popullit sirian dhe paqja e siguria rajonale, u bë e ditur dje nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Duke komentuar votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën mbi problemin e Sirisë, Ministria e Jashtme siriane bëri të ditur se kjo rezolutë në përgjithësi është kopje e projektrezolutës së mëparshme të paraqitur nga Maroku, ku vetëm akuzohet se qeveria siriane duhet të mbajë përgjegjësi për situatën në Siri. Rusia u orvat të hartojë përmbajtje më të balancuar të rezolutës, që të nisë dialogun e brendshëm të Sirisë mbi reformën politike, por qëndrimi i Rusisë nuk u përfill nga vendet përkatëse.
Më 16 shkurt, në Asamblenë e Përgjithme të OKB-së u miratua një rezolutë mbi çështjen e Sirisë, ku u kundërshtua nga 12 vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën etj. (Wang Lei/Albana)