PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
2012-02-20 19:42:33 cri komenti juaj Printoni

Kina kundërshtoi me veto projektrezolutën për Sirinë që u paraqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me qëllim ruajtjen e parimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shpjegon Wu Sike, i dërguari i posaçëm i Kinës për çështjen e Sirisë.

Situata në Siri është një nga çështjet që tërheq më shumë vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të këtij muaji, Kina kundërshtoi me veto projektrezolutën që kërkonte sanksione ndaj Sirisë, duke mos i dhënë dritën jeshile as në mes të shkurtit projektrezolutës që kërkonte dorëheqjen e presidentit sirian Bashar al-Assadit.

"Duke nisur nga politika diplomatike paqësore e Kinës, ne i kushtojmë shumë vëmendje situatës në këtë rajon dhe shpresojmë që konflikti të zgjidhet në mënyrë paqësore përmes bisedimeve. Konflikti i ashpër ushtarak në këtë rajon është një katastrofë për të dhe popullin sirian, të cilat gjithashtu nuk i shërbejnë stabilitetit botëror. Ndaj mbi çështjen e Sirisë, ne ruajmë disa parime dhe nuk i ndryshojmë. Kina nuk po mban qëndrim të njëanshëm për ndonjë qeveri, as nuk trajton ndonjë palë si armike, por përkundrazi, Kina këmbëngul në këtë qëndrim për interesat afatgjata të Sirisë dhe popullit sirian."

Z. Wu shtoi se Kina po mbron gjithashtu parimet e OKB-së dhe përgjegjësinë e saj të ruajtjes së interesave të vendeve në zhvillim.

"Nëse e diskutojmë këtë çështje brenda kornizës së Këshillit të Sigurimit, ajo duhet të përputhet me parimet e OKB-së, për mosndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ne nuk e shkelim këtë parim bazë i cili është thyer në komunitetin ndërkombëtar. Kur në një vend ka forca që kundërshtojnë pushtetin dhe vendet e huaja ndërhyjnë në çështje të tilla, kjo nuk është në të mirë të vendeve në zhvillim, madje është shumë e rrezikshme."

Z.Wu Sike sqaroi se edhe opozita siriane e mirëkupton qëndrimin e Kinës. Nga ana tjetër marrëdhëniet midis Kinës dhe Lidhjes Arabe nuk kanë ndryshuar. Të dyja palët mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me ndalimin e përdorimit të dhunës dhe vendosjen e paqes nëpërmjet dialogut.

Kina do të vazhdojë mbështetjen e saj për përpjekjet e Lidhjes Arabe, duke kontribuar në zgjidhjen sa më shpejt të çështjes siriane brenda kornizës së Lidhjes Arabe. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

 

LNIK:

"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima
Rusia: Zgjidhja për çështjen e Sirisë të bëhet me aprovimin e palëve
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri
Parlamenti Europian i kërkon BE-së sanksione ndaj Sirisë
Wu flet për situatën në Siri
Kina bën thirrje për ndaljen e dhunës në Siri
Siri: Referendum për kushtetutën e re, konflikti vazhdon

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China