Rezoluta është e ngjashme me atë të bllokuar me veto nga Kina dhe Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në fillim të muajit, duke shprehur përkrahje për propozimin e Lidhjes Arabe në zgjidhjen e krizës dhe duke dënuar veprimet e qeverisë siriane kundër forcave opozitave.
Po të enjten Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për Sirinë, ku kërkon vendosjen e sanksioneve të reja. Rezoluta e PE-së u kërkon vendeve anëtare të BE-së të tërheqin ambasadorët e tyre dhe njëkohësisht të ndalojnë kontaktet diplomatike me Sirinë.
Ajo dënon ashpërsimin e dhunës dhe gjithashtu i bën thirrje presidentit Bashar al Assad të largohet nga pushteti. Nga ana tjetër, rezoluta i kërkon BE-së të forcojë përkrahjen politike e teknike ndaj forcave opozitare. (U Sen/Leftion Peristeri)