Presidenti sirian Bashar al-Asad dekretoi më 15 shkurt zhvillimin në datën 26 po të këtij muaji të referendumit për projektkushtetutën e re të vendit. Megjithatë, po në të njëjtën ditë vazhdoi konflikti i armatosur midis ushtrisë dhe forcave antiqeveritare, si pasojë e të cilit njoftohet për nëntë të vrarë.
Siç mësohet, në projektkushtetutën e re siriane përcaktohet se sistemi politik i këtij vendi do të jetë demokratik, i mbështetur në parimin e pluralizimit politik dhe të votës. Presidenti do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe ka një mandat 7-vjeçar e mund të rizgjidhet vetëm një herë. Sipas kushtetutës së tanishme, Partia Socialiste Arabe Baath drejton shtetin dhe shoqërinë.
Lidhur me gjendjen në Siri, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh në Vjenë se vendi i tij mendon që problemi sirian duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe pa kushte paraprake.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm egjiptian Muhamad Kamil Amr paralajmëroi se acarimi i mëtejshëm i gjendjes në Siri do të shkaktojë pasoja negative për tërë rajonin, ndaj sipas tij Siria duhet të zbatojë menjëherë propozimin e ri të Lidhjes Arabe.
Nga ana tjetër, qeveria e Zvicrës deklaroi po më 15 shkurt se do ta mbyllë ambasadën e saj në Siri dhe i këshilloi shtetasit e vet në këtë vend të largohen sa më parë prej andej.
(Çan Yean/Artani)
LINK:
Kina bën thirrje për ndaljen e dhunës në Siri
Siri: Referendum për kushtetutën e re, konflikti vazhdon
Ambasadori kinez në Kajro diskuton për Sirinë me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe
Siria kundërshton rezolutën e Lidhjes Arabe
Kina kërkon angazhim ndërkombëtar për Sirinë
Kina me propozime konstruktive për Sirinë
OKB, sesion plenar për gjendjen në Siri
Sulmet në Siri, 28 të vrarë dhe 235 të plagosur
Rusia: "Në Siri mund të shpërthejë lufta civile"
Gjermania dëbon katër diplomatë të Sirisë
Kina: Shtyn aktivisht dialogun në Siri
Bashkimi Europian do të thellojë sanksionet mbi Sirinë